Braçe: Babai ka bërë fushatë për mua në Tiranë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në këto zgjedhje rezultoi i dyti më i votuar në listën e hapur në Tiranë.

Shkak ishte ndihma e dhënë nga familjarët e tij për fushatën. Ai përmendi babin e tij, ku tha se nuk e dinte që dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë. Po ashtu ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj për të.

Pjesë nga intervista:

Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?

Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja t’i ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe.

Bëri fushatë babai juaj për ju?

Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër,. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.

Nuk e dinit që babai juaj dilte…?

Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babanë dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë.

Janë mijëra të tjerë që kanë punuar në këtë fushatë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top