Botërori i Klubeve një dështim: tifozët lënë bosh stadiumet, por FIFA përdor një truk

Zhvendosja e tifozëve që kanë blerë biletat brenda stadiumeve të Botërorit për Klube 2025. Ose përdorimi i pamjeve “inteligjente”. Ky është truku i përdorur nga FIFA për të shmangur që kamerat të tregojnë boshllëqet e mëdha në shkallë, duke ofruar kështu një imazh jo shumë entuziast për një kompeticion mbi të cilin Federata Ndërkombëtare ka vënë shumë bast, pasi ka firmosur një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh me DAZN për transmetimin e ngjarjes në mbarë botën.

Qëllimi? Të shmanget sikleti i dukshëm për një situatë paradoksale: pavarësisht zhurmës mediatike dhe çmimeve të biletave të reduktuara ndjeshëm, turneu në Amerikë “nuk tërheq ose tërheq pak” dhe duket se biletat e prenotuara kanë qenë nën pritshmëri. Dhe krerët e futbollit ndërkombëtar nuk mund të lejojnë që trofeu, i revolucionarizuar në format (si në kohëzgjatje ashtu edhe në numër skuadrash pjesëmarrëse), të dalë keq. Kështu justifikohet nevoja për të ofruar një rregullim inteligjent të pamjeve, të cilin – pavarësisht shpjegimeve të vetë FIFA-s (që e ka cilësuar si praktikë shumë të zakonshme për evente të mëdha) – nuk ka arritur ta shpërndajë mosbesimin për interesin aspak të zjarrtë ndaj këtij kompeticioni.

Biletat “të shitura për pak para” për ndeshjen hapëse mes Inter Miami dhe Al Ahly
Disa të dhëna ndihmojnë për të kuptuar se në ç’pikë ndodhemi. E para është një referencë për ndeshjen hapëse të zhvilluar dhe transmetuar në orët e natës italiane, për të cilën flasin me hollësi mediat britanike: Hard Rock Stadium priti sfidën mes Inter Miami të Messit dhe Al-Ahly-t (që përfundoi 0-0 falë pritjeve të portierëve); studentëve të një kolegji lokal iu ofrua një paketë me 5 bileta për vetëm 20 dollarë (17 euro), ndërkohë që në dhjetorin e kaluar, kur u hodh shorti, vendet më të lira ishin nxjerrë në shitje me çmimin prej 349 dollarësh (300 euro). Qëllimi është i qartë: ndeshja e parë e Botërorit për Klube duhej ruajtur me çdo kusht. Çfarë ndodhi? Shumë prej atyre që kishin blerë biletat paraprakisht morën një rimbursim të pjesshëm ose lehtësira të tjera prej të cilave përfituan.

Stadiumi gjysmë bosh, pjesa bosh nuk do të shfaqet
Një tjetër aspekt kritik i çështjes ka të bëjë me praninë e spektatorëve: si do të paraqitet Bank of America Stadium në Charlotte, ku është parashikuar një nga ndeshjet e 1/8-ës së finales? Kapaciteti është 74.867 vende, por, sipas gjendjes aktuale, skenari që do të paraqitet nuk do të jetë aspak i mbushur me publik. Në thelb, impianti do të ndahet në dy pjesë: një pjesë që do të presë një numër të mirë spektatorësh, një tjetër e zbrazët dhe e trishtueshme. Por kjo nuk do të shfaqet nga kamerat ose, në rastin më të mirë, do t’u kërkohet njerëzve që të ulen diku tjetër, pa pasur ndonjë kosto.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top