Botërori 2030, skandal në Marok: po ndodh një masakër e qenve endacakë

Në Marok po ndodh turpi i radhës botëror. Në të kaluarën, ka pasur tashmë episode shumë të diskutueshme dhe kontraverse me rastin e aktiviteteve botërore, si në rastin e Botërorit në Katar në vitin 2022. Por ajo që po ndodh në vendin e Afrikës së Veriut është me një çnjerëzi ekstreme. Në rrugët e vendit po zhvillohet një shfarosje e vërtetë e qenve endacakë, për t’i “pastruar” ato në prag të kësaj ngjarjeje.

Botërori 2030 dhe një akt mizorie që duhet ndalur
Këtë situatë e ka denoncuar CNN. Televizioni i njohur amerikan ka treguar një pasqyrë të situatës aktuale, falë përshkrimit të dhënë nga një burim lokal, i cili ka mbetur anonim për arsye sigurie. “Ndërsa shkoja në shkollë, shikoja pellgje gjaku në rrugë”, ka rrëfyer një vajzë e zonës. “Në një moment, kuptova që nuk ishte normale ta nisje ditën duke shkelur mbi kufoma. Vrasin qen si të ishte sport.“

Një denoncim i qartë i asaj që po ndodh. Jehonë kësaj i bën edhe Les Ward, kreu i International Animal Welfare Protection Coalition: “Individë të armatosur me pushkë dalin nëpër rrugë, shpesh natën, dhe qëllojnë mbi qentë. Të tjerë mblidhen dhe çohen në qendrat komunale ku helmohen. Thjesht zhduken”.

Autoritetet lokale mohojnë, duke folur për pastrim dhe rikolonizim të kafshëve në fjalë. Që nga viti 2019 qeveria marokene ka futur planin Kapje-Kastrim-Vaksinim-Lirim, për të mbajtur nën kontroll një situatë që ndryshe do të bëhej e pakontrollueshme. Mohammed Roudani, përgjegjës i Divizionit të Shëndetit Publik të Ministrisë së Brendshme, ka shpjeguar se: “Disa qytete mbështeten ende te metodat tradicionale dhe aktualisht nuk ekziston një ligj kundër vrasjes së qenve endacakë”, një boshllëk i vërtetë ligjor.

Ajo që po ndodh në Marok ka sjellë reagime në planin ndërkombëtar, me shoqata, aktivistë dhe politikanë që janë mobilizuar për të zgjidhur problemin. Në veçanti, gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Wydad Casablanca në Botërorin për Klube, dy aktivistë të PETA hynë në fushë “të armatosur” me një pankartë ku shkruhej: “Marok: mjaft më të shtënat mbi qentë dhe macet”, në anglisht.

FIFA ka deklaruar për CNN se Maroku, në kandidaturën e tij si vend mikpritës, kishte deklaruar se do të angazhohej “në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve”. Një mënyrë vërtet e çuditshme për ta bërë këtë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top