Borxh mbytës e shitje te arabët, vjen lëvizja e Zhang: mban Inter me paratë e ardhura nga Anglia

Dje një lajm i bujshëm i nisur nga Corriere della Sera u përhap në të gjitha gazetat italiane, sportive e jo. Steven Zhang po shet Inter te një fond arab, për një shumë prej rreth një miliard eurosh.

Një e dhënë që, padyshim, nuk është vërtetuar, pasi ky lloj negocimi është shumë shpesh i fshehtë. Ndërsa tifozët zikaltër ëndërrojnë për një të ardhme të ndritur dhe shumë të pasur nën shtytjen e petrodollarëve, lajmet e sotme përziejnë kartat. Sipas tyre, presidenti aktual kinez i klubit po zhvillon një strategji për të mbajtur pronësinë. Lajmi u raportua nga Gazzetta dello Sport në edicionin e saj të së dielës.

ZHANG LIKUIDON OAKTREE E MBAN FORT INTER
Ky është skenari i përshkruar nga gazeta rozë, sipas të cilit Zhang, falë ardhjes së parave të freskëta, mund të shlyejë shpejt kredinë (dhe interesin) ndaj Oaktree duke mbajtur pronësinë e Inter.

“Një nga aktorët ndryshon. Por fundi i filmit është gjithmonë i njëjtë: Steven Zhang mban Inter, me një operacion financimi shumë të ngjashëm me atë që e lejoi të dilte nga kriza tre vjet më parë, në maj 2021. Megjithatë, shoqëruesi i udhëtimit nuk do të jetë më fondi Oaktree në Kaliforni dhe është një ndryshim vendimtar i horizontit. Sepse javën e fundit negociatat paralele që presidenti i Inter kishte nisur me një fond tjetër, pësuan një përshpejtim, deri në atë pikë sa duhet të mbyllet edhe më herët se afati i famshëm i 20 majit.

PARA TË FRESKËTA NGA ANGLIA
Gazeta sportive milaneze më pas zbulon se kush do të jetë partneri i ri financiar i Zhang. Një fond britanik, i cili do të ishte i gatshëm t’i garantonte Zhang një kredi trevjeçare prej rreth 400 milionë euro dhe me një normë interesi jo shumë të ndryshme nga 12% që është ende aktive me Oaktree. Teknikisht, pra, Zhang do t’i kthente 375 milionët në fondin kalifornian, në mënyrë të tillë që të anulonte pengun mbi aksionet e klubit dhe njëkohësisht të bënte të njëjtin operacion me fondin e ri. Garantimi i një periudhe të gjatë qëndrimi, duke lënë të hapur çdo skenar të ardhshëm.

Kjo do t’i jepte presidentit të Inter qetësinë shpirtërore për të kuptuar evolucionin e shoqërisë, gjithashtu në funksion të një sezoni që sigurisht do të ketë një rritje të të ardhurave me Botërorin për Klube, ndoshta edhe duke pritur për disa lajme në frontin e stadiumit, përfshirë projektin për impiantin e ri në Rozzano dhe mundësinë e rimodelimit të San Siros së vjetër bashkë me Milan”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top