Borussia Dortmund i kërkon mendim ortakëve: të pranojë apo jo sponsorin e pazakontë

Borussia Dortmund ka një tifozëri që është një spektakël i vërtetë dhe që me koreografitë e tyre ngjyros tërë stadiumin. Këtë herë, tifozët nuk janë protagonistë, por do të jenë aksionarët e klubit. Kjo është dilema në klubin verdhezi që po vendos nëse do të pranojë ose jo një sponsorizim që mund të shqetësojë një pjesë të tifozërisë dhe të aksionerëve. Ja për çfarë bëhet fjalë.

Një sponsor i rrezikshëm
Borussia Dortmund ka marrë një ofertë sponsorizimi nga Rheinmetall, një fabrikë prodhuese armësh dhe lider në sektor. Një ofertë me shifra monstruoze: bëhet fjalë për 20 milionë në vit. Duke pasur parasysh momentin delikat historik në botë, gjithnjë e më shumë të prekur nga luftërat, dhe një sponsorizim që mund të cënojë ndjeshmërinë e dikujt, klubi ka vendosur të konsultohet me aksionarët.

Nga një votim i parë i zhvilluar në një mostër të vogël, mendimi ka qenë negativ. Nga një grupim prej 855 aksionarësh, 556 kanë votuar “Jo” për marrëveshjen. Presidenti i klubit e ka marrë parasysh këtë, por do t’i paraqesë referendumin edhe pjesës tjetër të aksionerëve. Një vendim i vështirë për tu marrë, duke para shumën e madhe, por që mund të shkaktojë reagimin e ashpër të tifozëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top