Borrell në Spanjë: Turp që Turqia dhe Azerbajxhani e anashkaluan samitin evropian

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shprehur keqardhje që Azerbajxhani dhe Turqia vendosën të mos marrin pjesë në një samit të liderëve evropianë.

“Është turp që Azerbajxhani nuk është këtu dhe është turp që Turqia, e cila është vendi kryesor që mbështet Azerbajxhanin, nuk është as këtu” tha Borrell, raportojnë mediat e huaja.

Borrell, pas arritjes së tij në Granda të Spanjës për samitin e Komitetit Politik Evropian shtoi se: ne nuk do të jemi në gjendje të flasim këtu për diçka aq serioze sa fakti që më shumë se 100,000 njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre me nxitim dhe duke ikur nga një akt i forcës ushtarake.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top