Boris Johnson kërkon të blejë “fasadën” e 10 Downing Street

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson mësohet se ka ofruar 30 mijë paund, afërsisht 35 mijë euro, për të blerë riprodhimin në përmasa reale të fasadës së Doëning Street, numri 10, që është edhe rezidenca e kryeministrit anglez. Këto janë rekuizita të përdorura në serialin televiziv të frymëzuar nga ngjarjet e familjes mbretërore “The Crown”, të nxjerrë në ankand në Londër së bashku me kostume, rekuizita dhe sete nga seriali televiziv.

Siç tha një burim për “The Sun”, i cituar nga Daily Mail, gjesti i Johnson “i bëri të gjithë të qeshin. Është i madh. Askush nuk e di se ku do ta vendoste Boris këtë gjënë”.

Rekuizitat janë aktualisht të ekspozuara në Londër si pjesë e një ekspozite speciale për fansat e “The Crown”. Fansat mund të blejnë mbi 500 copë relike të përdorura në gjashtë sezonet e serialit në një ankand. Përvec fasadës për të cilën Johnson ka bërë një ofertë është edhe kopja e fustanit të Dianës, që ka hyrë në histori si “fustani i hakmarrjes”, i veshur nga Lady D në 1994 kur Princi Charles pranoi lidhjen e tij me Camilla.

Ka edhe shumë palë këpucë dhe madje edhe një riprodhim i karriges së St Eduardit, karriges së kurorëzimit. Shtëpia e ankandeve Bonham ka organizuar dy shitje: një online, e cila filloi më 11 janar dhe një live, e cila do të mbahet më 7 shkurt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top