Borë në zonat malore të Dibrës, vështirësohet qarkullimi në disa akse

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të fundit Bulqizën dhe zonat malore të Dibrës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Dëbora ka mbuluar rrugët dhe fshatrat, ndërsa në disa akse malore qarkullimi po kryhet me vështirësi.

Rrugët nacionale janë të hapura. Rruga e Arbrit Peshkopi-Tiranë ka problematika në aksin Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit.

Trashësia e borës në Bulqizë kalon 10 centimetra në zonat malore shkon dhe 20-25 centimetra dëborë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me lartësi. Shërbimet e emergjencës dhe borëpastrimit janë në terren për të mbajtur rrugët të hapur

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top