Ashtu si çdo fundjavë edhe këtë të shtunë, 9 maj, Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend.
Sipas vendimit të sotëm, nafta është rritur me 4 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga ora 14:00, do të shitet jo më shumë se 197 lekë/litri.
Ndërkohë benzina është rritur me 3 lekë dhe tashmë do të shitet jo më shumë se 182 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 9, ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.