Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Bëhet me dije se çmimi i naftës është ulur nga 216 lekë në 210 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës nga 172 lekë në 169 lekë për litër. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 198 lekë për litër, ndërsa për benzinën 157 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. Në njoftim thuhet gjithashtu se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top