Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 3 lekë më pak për litër, ndërsa benzina me 1 lekë më pak.
Sipas vendimit të marrë më 17 nëntor 2026, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk duhet të kalojë 204 lekë për litër, nga 207 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 192 lekë për litër. Sa i përket benzinës, çmimi i saj për konsumatorët nuk duhet të kalojë 163 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë është vendosur kufiri prej 151 lekësh për litër.