Bora zbardh zonat malore të Librazhdit (FOTO)

Këtë fundjavë, veriu i vendit është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura të dëbore, të cilat kanë rikthyer dimrin në mesin e pranverës. Por, dëbora ka mbuluar edhe disa fshatra malorë në rrethin e Librazhdit, siç është Fushë Struda në njësinë administrative Stebleve.

Mësohet se bora arrin në trashësinë 5-15 cm. Raportohet se dëbora ka rënë edhe në fshatrat malorë të Elbasanit e Gramshit dhe ndërkohë vazhdon të bjerë me intensitet mesatar në lartësinë mbi 750 m mbi nivelin e detit.

Aktualisht sipas Emergjencave Civile nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.

 

 

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top