Bombardimet në Gaza/ Paralajmëron OKB: Situata në prag të kolapsit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNWRA) paralajmëroi për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit që njerëzit në veri të enklavës të evakuohen nga pjesa jugore.

“Thirrja nga forcat izraelite për të lëvizur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në Gazën veriore është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në humnerë”, tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini në një deklaratë.

Më tej shtoi se Gaza po kthehet shpejt në një ‘vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit’.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top