Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dhënë sot detaje nga seanca gjyqësore e tensinuar dje në GJKKO mes Ilir Metës dhe prokurorëve të SPAK.
Sipas Blushit, Meta e detyroi Dumanin të linte sallën e gjyqit.
Blushi në një konferencë për gazetarët ditën e sotme konfirmoi debatet e forta në sallë duke thënë se kreu i Partisë së Lirisë ka “çmontuar nga brinjët” kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.
Ndër të tjerë, Blushi e ka cilësuar si politik, arrestimin e Ilir Metës, ndaj ish-presidentit të vendit, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza: korrupsion, që dyshohet se e ka kryer në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
“Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, mali i zi në vendin e 56.
Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Meta u arrestua politikisht.
Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin sic e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik” deklaroi Tedi Blushi.