Aksi rrugor te kthesa e Perlatit në njësinë administrative Sukth vazhdon të jetë nën ujë. Dalja e lumit Erzen nga shtrati dhe mostërheqja e ujit kanë bllokuar rrugën duke izoluar banorët në zonë.
Forcat e ushtrisë që ndodhen në terren po ndihmojnë banorët e bllokuar duke u siguruar transportin drejt zonave të sigurta.