Bllokimi i rrugëve/ Nis protesta e opozitës në mbarë vendin

Vargje kilometrike janë krijuar menjëherë në të gjithë vendin, në pak minuta pasi ka nisur protesta e opozitës, që kërkon qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Opozita proteston në 6 pika nevralgjike të qarkullimit në të gjithë Shqipërinë.

Deputetët kanë bllokuar akset rrugore me mjetet e tyre në sheshin Shqiponja, tek rrethrrotullimi i Milotit, tek rrethrrotullimi i Shkozetit, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe në Levan.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top