Blinken takohet me Zelenksy-n në Kiev, akordon më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë të re për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi mbi 1 miliard dollarë ndihmë të re për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev këtë mërkurë, e cila tha ai do të ndihmojë Ukrainën në financimin e kundërsulmeve ruse dhe ringritjen e qyteteve.

Blinken shprehu admirim për ushtarët ukrainas gjatë bisedës së tij me Zelensky, duke thënë se ai ishte “aq i goditur nga guximi dhe forca, qëndrueshmëria e ushtarëve ukrainas”.

Udhëtimi i Blinken vjen rrugës për në samitin e Grupit 20 në Indi, ku pushtimi rus ndaj fqinjit të saj do të jetë një temë kryesore, megjithëse presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë.

Mëngjesin e sotëm një sulm rus në një treg në qytetin lindor të Ukrainës, Kostiantynivka në rajonin e Donetsk, vrau të paktën 17 njerëz dhe plagosi dhjetëra.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top