Blinken përfundon takimin me Begajn, niset drejt Piramidës, pritet takimi me Dumanin

Ka përfunduar vizita mes sekretarit amerikan Antony Blinken dhe presidentit Bajram Begaj, vizitë e cila zgjati rreth 15 minuta. Blinken ka shkuar te Piramida e Tiranës ku pritet të takohet me të rinjtë dhe më pas me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Gjatë pasdites pritet takimi me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Sekretari amerikan pritet të nënshkruajë edhe dy marrëveshje.

Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve.

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top