Blinken mbërrin në Izrael, pritet të takohet me kryeministrin Netanyahu

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael. Ai pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite sa i takon agresionit që ka nisur prej fillimit të tetorit mes këtij shteti dhe Hamasit. Udhëtimi i tij do të fokusohet në masat për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës.

Kjo është hera e dytë që Blinken viziton Izraelin pas sulmit të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor. Ai udhëtoi edhe në gjashtë vende arabe. Ndërkohë, Blinken do të vizitojë edhe Jordaninë. Kjo e fundit njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top