Biznesmenët italianë s’pranojnë të dëshmojnë, Vokshi: Do njoftojmë Policinë

Kryetarja e Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka bërë me dije në nisje të seancës së sotme lajmëroi mungesat e dëshmitarëve që ishin në listë për sot. Në fjalën e saj, Vokshi tha se 3 shtetasit italianë që ishin thirrur sot për të dëshmuar kanë refuzuar thirrjen për të qenë pjesë e marrjes në pyetje. Vokshi thekson se 3 italianët kanë refuzuar për 3 herë pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar. Kështu që në këto kushte lajmëron se do të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit për të mundësuar ardhjen e tyre në Komisionin Hetimor.

“Të tre shtetasit italianë refuzuan që të ishin pjesë e Komisionit. Sot ishte hera e tretë që thirreshin, sot në mëngjes kemi marrë emailin se Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk do të jenë pjesë në Komision. Dëshmia e tyre është kyçe për hetimin parlamentar sepse janë aksionerë të kompanive, 2 prej tyre kanë marrë miliona si konsulentë privatë, por edhe kanë kompani nënkontraktuese. Ndaj ne dëshminë e tyre e konsiderojmë kyçe. Ne u dakordësuam që do të vazhdojmë t’i drejtohemi Policisë dhe Policia të sigurojë praninë e këtyre shtetasvve në Komisionin Parlamentar,”-tha në fjalën e saj Albana Vokshi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top