Donald Trump bëri një postim të ri në Truth Social të hënën në mëngjes, duke shprehur dyshimin e tij nëse mund të arrihet përparim në negociatat e paqes bazuar në planin e tij. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai lë edhe një dritare optimizmi, duke thënë se në fund të fundit, “diçka e mirë mund të ndodhë”.
Mesazhi i Trump:
“A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”