Bisedime për anëtarësimin në BE, Ukraina raportohet se ka përmbushur disa kushte

Në raportin e Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet këtë javë, thuhet se Ukraina ka përmbushur dy nga shtatë kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, thanë për Reuters dy burime në BE.

Komisioni Evropian, do të theksojë në raport përparimin e arritur pavarësisht pushtimit të nisur nga Rusia. Sipas zyrtarëve, këto kritere lidhen me reformat gjyqësore dhe ligjin për mediat.

“Ka përparim. Raporti do të jetë mesatarisht pozitiv. Nuk ka të bëjë me zbukurim të realitetit, por me njohjen e përparimit. Për shembull, ka pasur raste të mëdha kundër korrupsionit.”, tha një zyrtar.

BE-ja vitin e kaluar i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat, vetëm katër muaj pasi Rusia nisi luftën ndaj Kievit, që po përpiqet të integrohet me perëndimin.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top