BIRN: Përplasje publike e pazakontë mes policisë dhe Prokurorisë për vràsjèn në Pogradec

Në një përplasje publike të pazakontë mes dy institucioneve ligjzbatuese, Policia e Shtetit kundërshton akuzën e ngritur nga Prokuroria e Korçës ndaj një inspektori të Patrullës për shpërdorim detyre, duke pretenduar se ai nuk kishte rol në hetim.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nëpërmjet një reagimi të dytë në 20 orët e fundit, Policia e Shtetit sfidoi Prokurorinë e Korçës lidhur me vlerësimin e hetimeve për ngjarjen tragjike që shkaktoi vdekjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve.

Reagimi i së enjtes lidhet me vendimin e Prokurorisë së Korçës për të hetuar për “shpërdorim detyre” një inspektor të Patrullës së Përgjithshme, i cili akuzohet se nuk ka marrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së 42-vjeçarit.

Përplasjet në distancë mes dy institucioneve ligjzbatuese si Policia dhe Prokuroria janë pjesë e një reagimi më të gjerë publik lidhur me dyshimet për tentativë manipulimi të shkaqeve të vdekjes së Progës, të ngritura fillimisht nga familjarët e viktimës.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbrojti policinë se kishte kryer të gjitha veprimet e nevojshme në një konferencë për shtyp të mërkurën, ndërsa akuzoi median për dizinform. Në të njëjtën linjë qëndrimi, debatit i hodhi benzinë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pasi mori në mbrojtje veprimet e policisë, e konsideroi të pakuptueshme akuzën e ngritur nga Prokuroria për “vrasje nga pakujdesia”.

Mëngjesin e së enjtes, Policia e Shtetit bëri përmes një njoftimi për shtyp një vlerësim të ndryshëm nga Prokuroria e Korçës lidhur me inspektorin e akuzuar për “shpërdorim detyre”, si dhe duke pretenduar se i kishte kryer si duhet veprimet hetimore, ndryshe nga sa thotë Prokuroria. Sipas policisë, akt-ekspertimi ligjor për të cilin organi akuzës shprehet se nuk është vendosur në dispozicion, nuk mund të bëhet aty për aty, pasi e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit.

Policia pretendon gjithashtu se inspektori me inicialet A.L nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit. Të dhënat e hetimit tregojnë gjithsesi se autori Denis Meçe u vetëdorëzua.

“Hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore,”, citohet në njoftim dhe theksohet se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale.

Ndryshe nga sa evidentoi Prokuroria e Korçës, Policia e Shtetit vlerëson se ka dërguar në pranë organit të akuzës të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak.

“…Materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia”, thuhet në njoftim. /birn

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top