‘Bild’: Këto janë kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Kërkesat brutale të Rusisë”. Ky është titulli i artikullit të përditshmes gjermane “Bild” ku raportohet se janë zbardhur disa nga kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas gazetës gjermane përfaqësuesit rusë kanë paraqitur gjatë bisedimeve joformale për përfundimin e luftës një propozim që shkon përtej konfliktit në Ukrainë dhe prek të gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Moska kërkon kontrollin e plotë të Donbasit, përfshirë edhe territoret që aktualisht mbahen nga forcat ukrainase. Në plan parashikohet gjithashtu që Ukraina të ketë status neutral dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, ndërsa rruga drejt Bashkimit Evropian të mbetet e hapur.

Kërkesat ruse përfshijnë edhe largimin e bazave të NATO-s nga Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe tërheqjen e Finlandës nga Aleanca Atlantike. Ndërsa portet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit do të duhej të çmilitarizoheshin, duke mos u përdorur si baza detare.

Propozimi shtrihet edhe në Moldavi, ku Rusia kërkon krijimin e një republike federale, që do të përfshinte edhe rajonin autonom të Gagauzisë dhe Transnistrinë. Kjo e fundit, së bashku me Gagauzinë, do të mund të mbante referendume për pavarësi në rast të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Evropian.
Moska reagoi duke mohuar vetëm çështjen e Finlandës, por jo pikat e tjera të publikuara në median gjermane.

“Nuk jam në dijeni të kësaj. Jo, nuk është bërë asnjë propozim që Finlanda ose ndonjë vend tjetër të braktisë NATO-n”, tha zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top