Mbi 100 persona janë sëmurë në bordin e anijes turistike Caribbean Princess, gjatë lundrimit në Atlantik. Sipas Centers for Disease Control and Prevention, deri tani janë raportuar të prekur 102 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit, të cilët kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre.
Anija, me mbi 3 mijë pasagjerë në bord, po udhëton drejt Puerto Plata dhe pritet të mbërrijë më 11 maj në Port Canaveral. Kompania Princess Cruises bëri të ditur se zonat e anijes janë dezinfektuar dhe personat e sëmurë janë izoluar. Pas mbërritjes në Florida, anija do t’i nënshtrohet një procesi të plotë pastrimi dhe dezinfektimi. Hantavirusi është i zakonshëm në anije, dhe nuk lidhet me shpërthimin aktual të hantavirusit në bordin e anijes turistike MV Hondius. Ky është shpërthim i katërt i sëmundjes gastrointestinale të raportuar në një anije turistike deri më tani këtë vit, sipas CDC-së.