Bien temperaturat/ Korça dhe Kruja mbulohen nga dëbora

Edhe pse është pranverë, në qarkun e Korçës dhe malësinë e Krujës ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm. Ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.

Ulja e ndjeshme e temperaturës në rrethin e Krujës ka bërë që gjatë natës malësia e Krujës të mbulohet nga petku i dëborës. Deri në këto momente nuk raportohen probleme apo bllokime rrugësh.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top