Bie nga kamioni dhe e shtyp makina: 17-vjeçarja humb jetën gjatë festimeve në Francë pas fitores ndaj Marokut

Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare humbi jetën në veri të Francës gjatë festimeve për suksesin e kombëtares së futbollit ndaj Marokut në çerekfinalet e Botërorit. Kështu raporton “Le Parisien”, duke cituar një burim pranë hetimit. Tragjedia ndodhi në qendër të Aulnoye-Aymeries, një komunë me rreth 10 mijë banorë në departamentin Nord, në rajonin Hauts-de-France.

Adoleshentja po festonte kualifikimin e “Blues” në pjesën e pasme të një kamioni, përpara se të binte dhe të shtypej nga mjeti. Sipas të përditshmes pariziene, shoferi “kishte disa persona në bord për një paradë”. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe u vendos në paraburgim. Gjithashtu, sipas një burimi pranë hetimit, ai ishte i dehur në momentin e aksidentit.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top