Biden: SHBA dhe NATO nuk janë përfshirë në kryengritjen e Wagner

Presidenti i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka thënë se SHBA dhe NATO-ja nuk kanë pasur asnjë përfshirje në kryengritjen e armatosur kundër Kremlinit të nxitur nga Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner të mercenarëve. Biden deklaroi se ka folur me aleatët kryesorë dhe të gjithë njëzëri u shprehën se presidenti rus nuk ka asnjë justifikim për të akuzuar Perëndimin.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Nuk kishim asnjë lidhje me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën. Por është ende shumë herët për të arritur një përfundim përfundimtar se ku po shkon kjo”, tha ai.

Më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh. Pas kësaj mercenarët filluan të niseshin drejt Moskës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top