Vrasja e tmerrshme e komentatorit të njohur konservator, Charlie Kirk, gjatë një eventi të hapur në kampusin e një universiteti në Utah, ka nxitur reagime nga e gjithë bota e lirë që beson në fjalën e lirë dhe demokracinë, shkruan Gazeta Metro.
Charlie Kirk, i njohur për debatet e hapura dhe me korrektësi me ata që s’pajtoheshin me të, u vra në pikë të ditës me një plumb në fyt, ndërsa pas la gruan dhe dy fëmijë të vegjël.
Për këtë ngjarje tragjike të dhunës politike në SHBA, menjëherë kanë ardhur reagime nga ish-presidentë amerikanë dhe liderë të botës.
”Nuk ka vend në shtetin tonë për këtë lloj të dhunës. Duhet të ndalojë tani. Jill dhe unë po lutemi për familjen e Charlie Kirk dhe më të dashurit”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në X.
There is no place in our country for this kind of violence. It must end now. Jill and I are praying for Charlie Kirk’s family and loved ones.
— Joe Biden (@JoeBiden) September 10, 2025
”Kjo dhunë e neveritshme s’ka vend në demokracinë tonë. Michelle dhe unë do të lutemi për familjen e Charliet sonte, veçanërisht për Erikan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël”, reagoi edhe presidenti i 44-të i SHBA-së, Barack Obama.
We don’t yet know what motivated the person who shot and killed Charlie Kirk, but this kind of despicable violence has no place in our democracy. Michelle and I will be praying for Charlie’s family tonight, especially his wife Erika and their two young children.
— Barack Obama (@BarackObama) September 10, 2025
”Dhuna duhet të spastrohet nga sheshi publik. Anëtarët e partive tjera s’janë armiqtë tanë”, tha në një reagim ish-presidenti George W Bush në Instagram, teksa po ashtu u lut që Zoti ta drejtojë Amerikën drejt qytetarisë.
Reagime pas kësaj vrasjeje mizore erdhën edhe nga liderë të huaj, përfshirë kryeministrin izraelit dhe kryeministren italiane.
Benjamin Netanyahu u shpreh shumë i mërzitur për vrasjen e ”zemërluanit” Charlie Kirk, mbrojtës i parreshtur i Izraelit. Në anën tjetër, Giorgia Meloni vrasjen e Kirk e quajti ”plagë të thellë” për demokracinë.
Për vrasjen e tmerrshme që ndodhi në publik, presidenti Trump iu drejtua kombit mbrëmë, duke kërkuar që amerikanët të jenë të përkushtuar ndaj vlerave themelore amerikane për të cilat luftoi edhe Kirk, të tilla si liria e shprehjes, demokracia dhe sundimi i ligjit.