Biden mohon zërat për tërheqje nga gara: Mezi pres të rifilloj fushatën

Presidenti Joe Biden ka mohuar thashethemet që qarkullojnë ditët e fundit për një tërheqje të mundshme. Në një deklaratë, Biden ka thënë se mezi pret të kthehet në fushatë javën e ardhshme. Ai u la të reflektonte alternativat gjatë fundjavës, pas valës së kriticizmit dhe mungesës së besimit që është përhapur brenda partisë së tij. Ekipi i presidentit këmbëngul se ai është gati të rikthehet për t’iu kundërvënë “vizionit të zymtë” të ish-presidentit Trump.

Zgjedhja që për të duket e qartë, nuk gëzon simpati mes demokratëve. 36 anëtarë të Kongresit mendojnë se Biden duhet të tërhiqet. I fundit ndër ta, ligjvënësi Mark Takano, i bëri thirrje presidentit Bidenit që t’ia kalojë stafetën nënpresidentes Kamala Harris. Ndërkohë, Senatorja nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren tha se nënpresidentja është “e aftë të marrë përsipër” bashkimin e partisë dhe përballjen me ish-presidentin Trump.

Këto zhvillime në kampin demokrat janë në kontrast të qartë me republikanët. Këta të fundit, pas vitesh mosmarrëveshjesh të ashpra dhe kaotike të brendshme rreth zotit Trump, kanë përqafuar në thelb mbizotërimin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top