Biden: Izraeli dhe Libani kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve.

“Kam lajme të mira nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Izraelit dhe të Libanit dhe qeveritë e tyre kanë pranuar propozimin e SHBA-së që t’i japin fund konfliktit. Falënderojë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ndihmojë në arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Biden.

Gjithashtu ai ka thënë se marrëveshja do të hyjë në fuqi në ora 04:00 të së mërkurës me kohë lokale, e luftimet ndërkufitare do të ndalen. Më tej ai ka thënë se s’do të lejohet që Hezbollahu të rigrupohet. Të jemi të qartë, Izraeli nuk e nisi këtë luftë, as populli libanez nuk e kërkoi atë luftë, as Shtetet e Bashkuara. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 70,000 izraelitë janë detyruar të jetojnë si refugjatë. Ky ka qenë konflikti më vdekjeprurës mes Izraelit dhe Hezbollahut në dekada”, është shprehur Biden.

Ai ka thënë se do të punojë për të arritur marrëveshje armëpushimi edhe në Gaza. Po ashtu presidenti amerikan ka thënë se Hamasi ka vetëm një zgjedhje. Biden është shprehur se SHBA-ja do t’i vazhdojë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazan.

Po ashtu ka thënë se SHBA-ja është e përgatitur për të bërë “marrëveshje historike” për krijimin e një shteti palestinez dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Ai ka thënë se vendimi i marrë nga udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit për ta pranuar armëpushimin e propozuar nga SHBA-ja, dëshmon se “paqja është e mundur”.

“Populli i Gazës e meriton një fund të luftimeve dhe vendosjeve. Njerëzit në Gaza kanë kaluar nëpër ferr dhe kanë vuajtur shumë. Rrugëdalja e vetme është të lirohen pengjet të marra në Izrael vitin e kaluar, dhe t’i japin fund luftimeve, që do të lejonin hyrjen e ndihmës. Besoj se kjo agjendë mbetet e mundur”, tha Biden.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top