Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik.

Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.

Fjalimi i tij është caktuar për të mërkurën në orën 20:00, sipas kohës lokale. Biden ka qenë larg syrit të publiku që disa ditë, pasi ai po shërohet nga infeksioni me koronavirus në shtëpinë e tij në Dellauer.

Ai nuk ka folur për mediat që nga vendimi i tij të dielën, kur u tërhoq nga gara presidenciale, pasi për disa javë u përball me thirrje nga figura të larta të partisë së tij dhe donatorët që të tërhiqej.

Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.

Partia Demokratike dhe të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë./REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top