Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një link që çonte në një faqe interneti me emrin e saj, ku shkruhej: “Vjen më 13 tetor.”
Faqja përmbante edhe një formular ku përdoruesit mund të lënë adresën e tyre të emailit, vendin ku jetojnë dhe numrin e telefonit për të marrë më shumë informacion.
Ende nuk dihet se çfarë do të përfshijë marka e saj, por Bianca ka tërhequr vëmendje për zgjedhjet e saj provokuese në veshje që nga momenti që ka nisur lidhjen me Kanye West.
Në janar të vitit 2023, pak pasi reperi përfundoi divorcin nga Kim Kardashian, ai u martua me Bianca, e cila ka habitur me disa paraqitje shumë të guximshme në evente të ndryshme.
Gjatë një eventi në Los Angeles, ajo dhe Kanye u larguan papritmas nga ku u organizua gala-ja për shkak të veshjes të Biancas. Më vonë në një afterparty, ajo ishte përsëri në qendër të vëmendjes me një bodysuit transparent dhe çizme të zeza.
Megjithatë, veshjet e saj provokuese nuk janë pritur mirë nga të afërmit. Babai i saj, Leo Censori, ka kërkuar takim me Kanye-n për të shprehur pakënaqësinë e tij për pamjen e saaj të cilën e ka konsideruar “të papërshtatshme”.