Bianca Censori flet për krizën personale dhe mbështetjen e West

Bianca Censori ka zbuluar se së fundmi ka kaluar një periudhë në një qendër rehabilitimi rezidenciale në Spanjë.

“Duhej të punoja me veten,” tha ajo në një intervistë për Vanity Fair, të publikuar të premten. “Kisha disa modele sjelljeje që jo vetëm më lëndonin mua, por edhe njerëzit përreth.”

Censori shpjegoi se shpesh “shpërthente” ndaj njerëzve më të afërt dhe se vendoste shumë presion tek të tjerët për lumturinë apo pakënaqësinë e saj. “Nëse nuk ndihesha mirë, fajësoja dikë tjetër,” pranoi ajo.

Modelja rrëfeu gjithashtu se kishte përdorur benzodiazepina për t’u vetë-mjekuar.

Sipas saj, rehabilitimi “ia ndryshoi jetën”. “Isha emocionalisht e çrregulluar. Tani funksionoj ndryshe,” u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Censori tregoi se bashkëshorti i saj, Kanye West, pagoi për trajtimin. “Asgjë që më ke blerë ndonjëherë nuk krahasohet me sa e rëndësishme ishte kjo për mua,” kujtoi t’i ketë thënë ajo.

Intervista preku edhe historinë e marrëdhënies së çiftit. West ka qenë i martuar me Kim Kardashian nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilën ka katër fëmijë. Sipas Censori-t, ajo dhe West nisën të afroheshin gjatë periudhës kur ai po finalizonte divorcin, ndërsa punonin së bashku në markën e tij, Yeezy.

“Kur kalon kaq shumë kohë me dikë, qoftë në telefon apo fizikisht bashkë, ndjenjat lindin natyrshëm,” tha ajo.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2021 dhe u martua në dhjetor 2022, një muaj pasi West përmbylli zyrtarisht divorcin.

“Nuk u martova me bashkëshortin tim për famë,” theksoi Censori. “U martova sepse e dua. A është kjo gjëja më klishe në botë?”

Ajo vlerësoi gjithashtu West si baba, duke e quajtur “shumë të përkushtuar dhe kreativ” me fëmijët e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top