Jakov Millatoviç mori detyrën e Presidentit të ri Malit të Zi. Ai ka theksuar se nuk do të devijojë nga drejtimi dhe angazhimet që Mali i Zi të jetë pjesë e BE, marrëdhëniet e mira fqinjësore apo barazi të të gjithë qytetarëve.
“Konteksti global është përcaktuar në masë të madhe nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Nuk do të ketë devijime nga drejtimet dhe përcaktimet tona strategjike, të cilat e përfshijnë Malin e Zi si pjesë të familjes euroatlantike. Mali i Zi i përket Evropës e cila është e bashkuar në shumëllojshmërinë e saj. Jemi të vetëdijshëm se ka obligime të mëdha dhe Mali i Zi ka vullnet dhe kapacitet politik për ta arritur këtë qëllim.”
Jakov Millatoviq, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviçit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet. Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor.