Betejë në Stamford Bridge, Chelsea duhet të përmbysë humbjen me Dortmund: Benfica gati e kualifikuar

Koha për të bërë diferencën e për tu prezantuar në cerekfinalet e Champions League. Një test për katër skuadrat e para ndër të cilat ka favorite vërtetë, por nuk përjashtohen edhe befasitë. Një betejë e vërtetë në fakt pritet në Stamford Bridge, ku Chelsea do të mundohet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë kundër Borussia Dortmund.

Rezultati nuk është i pakthyeshëm, edhe pse është ai më i vështiri për tu përmbysur zakonisht. Gjermanët duhet të mbrojnë me cdo kusht golin e Adeyemit. Të besuarit e Terzic kanë sistemuar disi problemet e tyre në prapavijë. Verdhezinjtë kanë pësuar vetëm 9 gola në 11 ndeshjet e fundit, ku tre i kanë marrë në ndeshjen me Augsburg. E megjithatë, Borussia është impresionuese në formën e tyre me 11 fitore në të gjitha kompeticionet radhazi. Krejtësisht e kundërta e londinezëve. Blues vetëm në fundjavë kundër Leeds morën fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve të pasuksesshme. Transformimi i Blues në merkaton e janarit nuk solli frytet e shpresuara nga Potter. Por në Champions, londinezët transformohen dhe e treguan edhe në Dortmund. Kështu që në Stamford Bridge gjithcka mund të ndodhë.

Benfica nga ana tjetër është ajo që qendron më e qetë, me dy gola avantazh nga transferta e Brugges. Në Lisbonë, portugezët do të kërkojnë të administrojnë situatën, pa rrezikuar asgjë ndaj belgëve. E nuk është se duket një mission i komplikuar. Të mendosh që belgët mund të bëjnë surprizën me një fitore të pajktën 0-2 për ta cuar ndeshjen në shtesë bëhet e vështirë. Sidomos kur Benfica ka 11 ndeshje e pamundur radhazi mes kampionatit e Champions.

Round of 16 Champions League
21:00 Benfica – Club Brugge
21:00 Chelsea – Borussia Dortmund

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top