Besa flet për herë të parë pas dështimit në Eurovision: Më vjen keq që nuk kaluam në finale, uroj t’ju kam bërë krenarë

Në një mesazh të ndjerë për mbështetësit e saj, këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të shprehur ndjenjat e saj pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të “Eurovision 2024”, ku ajo nuk arriti ta çonte Shqipërinë në finalen e së shtunës.

Në një video të ngarkuar në InstaStory, Besa u drejtua admiruesve dhe bashkëatdhetarëve të saj me një zë të ngrohtë dhe falënderues, duke theksuar punën dhe përkushtimin e saj gjatë muajve të përgatitjes për konkursin e madh muzikor evropian.

“I falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet që më keni dërguar. E kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjatë këtyre muajve për të realizuar një përfaqësim dinjitoz”, tha ajo në videon e saj. “Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është pjesë e garës dhe ne nuk i përcaktojmë rregullat”, shtoi këngëtarja.

Besa shprehet mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe shpreson se fansat e saj kanë shijuar performancën e saj. “Shpresoj të ju kem bërë krenarë, dhe kjo është çdo gjë që ma mbush shpirtin plot. Ju falënderoj shumë shumë”, tha Kokëdhima.

Me një zë të mbushur me emocion, Besa i përfundoi fjalët e saj me një mesazh të ndier për shqiptarët kudo në botë: “Ju dua fort shqipe kudo që jeni”.

Finalja e “Eurovision 2024” përndryshe zhvillohet sonte (e enjte) në “Malmo Arena” të Suedisë, ku 26 shtetet finaliste garojnë për çmimin e parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top