Aktori Bes Kallaku, ka konfirmuar ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Gjatë bisedës me banorët në Ferma Vip, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe i takon rrallë.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur.
Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.
Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj” tashmë për të.
“E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Edhe unë këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, u shpreh më tej Kallaku.