Me një komunikatë zyrtare të shpërndarë në mbrëmjen e vonë të hënës, më 13 janar, Lazio njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të fajkua-mbajtësit historik Juan Bernabé, i cili para çdo ndeshjeje në shtëpi të skuadrës bardhekaltër zbret në fushën e stadiumit “Olimpico” shqiponjën Olimpia, simboli i klubit kryeqytetas.
Ajo që shkaktoi zemërimin e presidentit Claudio Lotito ishte një video e publikuar nga vetë 56-vjeçari pas një operacioni për vendosjen e një proteze peniane, të cilit iu nënshtrua kohët e fundit në Klinikën “Nuova Villa Claudia” të Romës. Në video, spanjolli tregon organin e tij gjenital pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Pamjeve iu shtuan edhe deklaratat e mëvonshme të Bernabé në një intervistë dhënë për emisionin “La Zanzara” të Radio 24. Gjatë intervistës, ai përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë për të shpjeguar arsyet dhe detajet e operacionit që kishte zgjedhur të kryente, nuk shfaqi asnjë lloj pendese për publikimin e pamjeve dhe, për më tepër, pranoi se admironte shumë Benito Musolinin.
Al Santiago Bernabè, lì dove cadono tutte.
Ma che Lazio è?! pic.twitter.com/HNY0IEVQck— Lorenzo Faedda (@LorenzoFaedda) January 13, 2025
Kush është Bernabé, falkoneri i shkarkuar nga Lazio
Pas polemikave të mëdha që shpërthyen, reagimi i Lazios ishte pothuajse i pashmangshëm. Klubi e komunikoi vendimin për falkonerin e tij përmes një deklarate të shpërndarë në kanalet zyrtare: “S.S. Lazio S.p.a., e tronditur nga pamjet fotografike dhe video të z. Juan Bernabé, si dhe nga deklaratat që i shoqëronin ato, njofton ndërprerjen e menjëhershme të çdo marrëdhënieje me të, për shkak të seriozitetit të sjelljes së tij,” shkruhej në komunikatën e publikuar nga shoqëria bardhekaltër.
“Klubi është i vetëdijshëm për dhimbjen, gjithashtu të ndarë me tifozët, që do të shkaktojë mungesa e shqiponjës në ndeshjet e ardhshme në shtëpi, por konsideron se nuk është e mundur të jemi të gjithë të lidhur, për më tepër me simbolin historik të shqiponjës, me një person që, përmes kësaj nisme, ka bërë të pamundur vazhdimin e marrëdhënies.” Kështu përfundon komunikata me të cilën Lazio shpalli shkarkimin e menjëhershëm të fajkua-mbajtësit, duke mbyllur këtë ngjarje surreale.
Comunicato ufficiale
➡️ https://t.co/ODGqk6J4rb pic.twitter.com/35gPhXsk9k
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 13, 2025
Komunikata e ultrasve të Lazios
“Etika dhe estetika. Fatkeqësisht, gjatë orëve të kaluara, jemi detyruar, ndonëse do të kishim preferuar të mos e bënim, të shihnim cirkun e vënë në skenë nga ‘zoti’ Juan Bernabé. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për rolin që ky personazh luan brenda S.S. Lazio, si kujdestar i një simboli mbi një shekull të vjetër dhe pikë referimi për shumë fëmijë që e duan një kafshë të mrekullueshme si shqiponja, nuk mund të pranojmë imazhet e neveritshme që na është dashur të shohim. Me justifikimin e Lazios dhe duke përfituar nga dashuria e shumë tifozëve bardhekaltër, ky personazh ka dalë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, të cilat i ka zgjedhur në mënyrë të pabesueshme për të publikuar fotografi të neveritshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu.
I njohur për këto mania protagonizmi (parakalime në fund të ndeshjes në fushë me mbathje dhe syze dielli të diskutueshme), ne besojmë se ka ardhur koha që t’i kërkojmë ‘zotit’ Juan Bernabé të qëndrojë larg! Simboli i një historie mbi njëqindvjeçare nuk është një pronë personale për ta shfrytëzuar sipas dëshirës dhe për përfitime personale. E ftojmë që të mos guxojë të shkelë më në Curva Nord dhe në Tribuna Tevere, vende të destinuara për ata që e jetojnë Lazion me dashuri dhe sakrificë, dhe të qëndrojë larg këtyre zonave!”