Berisha zbulon bisedën telefonike me zv/kryeministrin italian pas deklaratës kundër marrëveshjes

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, Berisha zbuloi edhe një bisedë me zv/kryeministrin italian, Antonio Tajani.

Berisha: Po ta them që ajo është një deklaratë që buron nga thellësitë më të thella të ndërgjegjes. Nuk mund të pranoj në vendin tim të ngrejë një valë antiemigrantë dhe ksenofobie. Unë i përkas një force politike të qendrës së djathtë dhe protestat i bëjnë ekstremet. E treta, nuk jam dakord sepse në mënyrë absolute, akti është në kundërshtim me Kushtetutën, me konventën evropiane të të drejtave të njeriu.

Them disa orë pasi jam shprehur para jush më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh. Më thotë e pamë atë deklaratë dhe ishte e ashpër. I thashë i nderuar mik, për këto arsye që u thashë edhe ju, nuk mundem dhe nuk mund të ketë protesta që të nxisë ksenofobinë. Nuk mundet të organizojë protesta as kundër Italisë, por gjykoj se Italia si njeri që kam qenë President dhe kryeministër, Italia ka dhënë ndihmë të paçmueshme për këtë vend. Ka dhënë miliarda, por ka qenë edhe një lloj universiteti. Në konceptin tim nuk protestohet kundër vendeve të lira. Nuk mund ta krahasoj kurrë një vend të lirë me Serbinë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top