Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur skenarin e protestës kombëtare që opozita do të zhvillojë nesër, duke theksuar se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të tubimit.
Sipas Berishës, deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, si pjesë e një strategjie organizative për të rritur pjesëmarrjen dhe koordinimin në terren.
“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, u shpreh ai.
Berisha shtoi se gjatë ditëve të fundit është punuar për mobilizimin e qytetarëve, ndërsa theksoi se organizimi i protestës duhet të jetë i strukturuar.