Berisha: Vjedhjet në sistem, shkak për ndërprerjen e energjisë!

Kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Me anë të një postimi ai thotë se sistemi energjitik në vend është në kolaps.

Berisha akuzon ministren Balluku per situaten e krijuar, duke shkruar se “gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale”.

Reagimi i Sali Berishes
Blackout i plotë!

Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!

Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.

Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top