Berisha viziton në spital protestuesit e lënduar: Mes policëve kishte të droguar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga Spitali i Traumës, ku kishte shkuar për të vizituar personat e lënduar gjatë protestës së të premtes.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se mes efektivëve të Policisë që dhunuan protestuesit kishte kriminelë dhe të droguar.

Berisha theksoi se policia tentoi të pushtonte Xhaminë e Namazgjasë, akt që sipas kryedemokratit është tejet çnjerëzor.

“Përkundrejt qëndrimit shumë paqësor të protestuesve dhe duhet ta pranojmë dhe një pjese të mirë të policisë, të cilët kanë demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë zbatuar rregullat. Ka patur midis tyre dhe kriminelë, të droguar që kanë kryer akte të tilla.

Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Proda meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje.

Por protesta është paqësore dhe në tërësi i përgëzoj policët të cilët treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës, si një protestë me interes të madh kombëtar, si një protestë e cila po mbron një kauzë për çdo shqiptar dhe jo vetëm për protestuesit që janë aty.

Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të një grupi të cilët kanë kryer sot krime të shëmtuara, qoftë me këta protestues.

Siç i patë ju vetë hodhën në xhami bomba tymuese dhe bombola gazi, për të ua prishur namazin besimtarëve të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.

Përkundrazi për të ua respektuar siç duhet lutjen e tyre, faljen e tyre, ne zgjodhën territor tjetër përballje me narkopolicinë, por ata donin me çdo kusht, sepse xhaminë ata e pushtojnë.

Këta kryen një akt kriminal, pushtojnë xhaminë çka është absolutisht e dënueshme, e ndaluar, por nuk pyesin. Por duket që kësaj here imami u ka kërkuar që të mos jenë në territorin e xhamisë dhe kanë hedhur për të helmuar besimtarët që po i luteshin Zotit pas iftarit” – tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top