Berisha udhëton sot drejt Gjermanisë, fluturimi i parë që pas heqjes së masës së ‘arrestit shtëpiak’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani.

Zyra e shtypit të PD thotë se Berisha shkon në Gjermani pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kujtojmë që kjo është vizita e parë e Sali Berishës jashtë vendit që pas heqjes së masës së sigurisë arrest shtëpie.

Berishës iu dha edhe leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani, pasi ndaj tij është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top