Berisha: Udhëtimi në Itali dhe Greqi ishte udhëtim në fitore

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me takimet e zhvilluara me emigrantët në Itali dhe Greqi. Berisha tha se ka gjetur atje të njëjtin entuziazëm si në vitin 1991. Ai shtoi se udhëtimet në Itali dhe Greqi ishin udhëtime drejt fitores. Sipas Berishës nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë, i entuziazmit që në këto zgjedhje të shpëtohet Shqipëria.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jam sot para jush për të paraqitur udhëtimin tim në Itali dhe Greqi si udhëtimin, do të thosha unë, më mahnitës, më emocionues, më energjizues të të gjithë vizitave të mia. Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore të pafundme, mallëngjimit njerëzor, vuajtjes njerëzore, mallit të pashuar, por edhe dhimbjeve të shumëllojta.

Por, udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt suksesit mahnitës të shqiptarëve. Atje takon qytetarë shqiptarë që janë në përpjekjet e para për ndërtimin e ëndrrës së tyre. Por takon edhe të atillë që kanë ndërtuar një ëndërr madhështore dhe janë bërë emër i madh në qytetin, në qarkun, pse jo në gjithë Italinë dhe Greqinë. Por tani, meqenëse jemi në fushatë, ajo që mund t’u them unë ju se në këtë udhëtim unë gjeta atë mbështetje, atë shpërthim energjie dhe optimizmi, atë entuziazëm, i cili është identik me entuziazmin elektoral të vitit 1991.

Nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë, i entuziazmit që në këto zgjedhje të shpëtohet Shqipëria. Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria atje ishte e ngulurit thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare. Ndaj dhe nuk mund të mos e cilësoj këtë udhëtim në botën e fitores. Ky udhëtim treditor ishte udhëtim në fitore.
Një fitore e thellë, një fitore e cila kishte shpëtimin e Shqipërisë si gëzimin më të madh të shqiptarëve. Si misionin më të rëndësishëm të tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top