Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramës

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi zgjatjen me 1 vit të urdhrit ekzekutiv për gjendje emergjence kombëtare për Ballkanin Perëndimor nga presidenti amerikan Donald Trump. Berisha tha se Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Kryeministrit Edi Rama dhe karteleve të tij. Ai shtoi se disa ditë para, kryeministri i Shqipërisë “u damkos” sipas tij, nga media kryesore e SHBA-së Fox News.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ramaduro! Ramaduro. Çfarë komenti tjetër do? Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro. E kupton vetë! Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës. Po për kë bien këto kambana? A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega. Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti. Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës. Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme. Kjo është arsyeja. Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top