Berisha: Troplinët përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg kokainë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese në fushën e narkotikëve, po pinin kafe me Kreun e SPAK Altin Dumanin, ndërsa në Portin e Diurrësit nuk kapet asnjë sasi droge.

Duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK, Lideri i opozitës theksoi se Troplinët kanë 4 vite që përdorin portin e Durrësit, edhe pse aty nuk kapet asnjë kg kokainë. Gjithashtu Kryedemokrati përmendi edhe operacionin e autoriteteve italiane në Breshia, në javën e kaluar, ku u kapën 1.3 ton kokainë.

“Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.

Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata. Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë,” deklaroi Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top