Berisha tregon se kur (dhe për çfarë) do të shkojë në Amerikë

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve kreu demokrat Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, do shkonte në Teksas, në konferencën e Partisë Republikane, për zgjedhjet e mes-mandatit.

Elda Menga, TCH: Z. Berisha, në bashkëbisedimin e fundjavës, ju paralajmëruat se po prisni dokumentet për të udhëtuar drejt SHBA-ve. A e tërhoqët pasaportën nga ambasada amerikane?

Dhe po ashtu në të njëjtin bashkëbisedim, ju paralajmëruat se po punoni për të fiksuar takime edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. A keni fiksuar ndonjë takim të rëndësishëm?

Sali Berisha: Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim.

Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan.

A keni pasur ndonjë njoftim të orëve të fundit, apo minutave të fundit se kur e merrni pasaportën?

Sali Berisha: Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top