Berisha thotë se Rama do të miratojë Reformën Territoriale pa opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj PS-së se kërkon të ecë përpara me Reformën Territoriale në mënyrë të njëanshme pa praninë e opozitë.

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati tha se PS kërkon ta miratojë reformën pa pranë e tyre në një kohë kur ende konsultat e parashikuara sipas rregullave ende nuk kanë përfunduar.

Berisha tha se janë kundër variantit të ofruar nga socialistët, duke shtuar se do të bëjmë gjithë përpjekjet tona për të kundërshtuar këtë reformë.

“Ne sigurisht që kemi platformën tonë, por ne e besuam dhe e vlerësuam që të kemi një ndërmjetës, një të urtë, një këshilltar të mençur që ka të gjithë ekspertizën evropiane të reformave territoriale për të bërë më të mirën. Edi Rama, Partia Socialiste, do të shkojë veçmas.”, tha Berisha.

Ndërsa për Reformën Zgjedhore, kur u pyet nëse kanë diskutuar kërkesat e protestuesve për lista të hapura, Berisha drejtoi sërish gishtin nga Rama.

“Siç e dini Edi Rama është i vendosur të mos pranojë asnjë kërkesë të protestës rinore qytetare. Ndërkohë, ne kemi mbështetur të gjitha kërkesat e tyre. Pra këtu ka një dallim të madh midis nesh dhe atyre.”, deklaroi Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top