Berisha thirrje për mosbindje civile: Edi Rama nuk rrëzohet me fjalime

Sali Berisha, i është drejtuar me një thirrje të fortë, qytetarëve shqiptarë sot nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD-së që u mblodh në Tiranë.

Ndër të tjera, në fjalimin e tij, lideri i opozitës, tha: Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, prandaj u ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë. Ne do fitojmë!”

Berisha: “Edhe sot narkoregjimi i Edi Ramës do zgjojë luanin e fjetur te shqiptarët. Pse i thashë këto fjalë?! Sepse çdo shqiptar sot duhet të ndajë mendjen, sepse kjo nuk është betejë politike, kjo është luftë për ekzistencën, për shpëtimin e kombit dhe të Shqipërisë.

Ne nuk jemi kundër një partie, por kundër një partie shtet, e zaptuar nga mafia shtetërore më e rrezikshme e Europës me në krye Edi Ramën.

Me votë ai nuk ikën, se votën e lirë nuk e lejon. Se po la pushtetin, ai përballet me përgjegjësinë e krimeve të tij të tmerrshme ndaj shqiptarëve që u ka bërë këtë dekadë.

Çfarë mbetet për të bërë në këto rrethana?

Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament, aksion pa kthim, mosbindje civile! Aksion pa kthim gjer në fitore.

43 vetë jemi në parlament, vetëm një muaj kemi dhe me kaq veta në kaq pak, me betejën tonë pa kthim, mosbindjen civile, ne fituam dy beteja kyçe.

Së pari, i qorëm maskën Edi Ramës. E gjithë bota mësoi se Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka një kryeministër që ka bërë grusht shteti brenda shtetit. Se u mohon të drejtat kushtetuese deputetëve, se për shkak të lidhjeve të tij të tmerrshme me krimin, nuk pranon kontrollin parlamentar.

Vetëm e vetëm pse ka tmerr nga hetimi i krimeve të tij, mbarë bota e pa se Edi Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve në 4 minuta.

Një kryeministër që fshihet pas gardës si bosët e karteleve të drogës në Meksikë, Kolumbi apo vende të tjera.

Por mos prisni gjithçka nga deputetët e opozitës. Sot çdo shqiptar ka të drejta të shkelura, është i grabitur nga qeveria, është i adresuar nga shteti.

Prandaj përgjigjia e gjithkujt duhet të jetë aksion pa kthim me mosbindje civile. Mithat Frashëri ka thënë se shpëtimi i Shqipërisë do vijë me anë të vetes tonë.

Unë sot nga ky Kuvend, u bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve: aksion pa kthim për votën e lirë të shqiptarëve, aksion pa kthim kundër armikut të identitetit tonë, mosbindje civile për liritë tona.

Ne do fitojmë! Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët.

Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, prandaj u ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë. Ne do fitojmë!”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top